“Besova se provat do të shqyrtohen”, Shima: Ekspertët do të surprizohen me vendimin e gjykatës për RTV Ora
Çështja për konfiskimin e RTV Ora do të dërgohet në Stransburg. Drejtësinë që RTV Ora nuk e gjet në gjykatat shqiptare beson fort se do ta gjejë në gjykatat ndërkombëtare.
Drejtori i Informacionit në RTV Ora, Brahim Shima në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj fakti që vendimi bëhet i zbatueshëm menjëherë është e vështirë për tu kthyer.
Ai thotë se në momentin që vendimi i gjykatës do të zbardhet do të surprizohen goxha ekspertët e drejtësisë.
Brahim Shima: Fakti që vendimi bëhet i zbatueshëm menjëherë është e vështirë për tu kthyer. Nëse mund të bëj një krahasim me teatrin ku gjykata nuk mori dot vendim nëse duhej shembur ose jo pasi teatri ishte shembur. A do të ketë kuptim një gjykatë tjetër kur vendimi për konfiskimin është zbatuar. Në momentin që vendimi i gjykatës do të zbardhet do të surprizohen goxha ekspertët e drejtësisë. Fakti është që besimi te drejtësia te besimi ka humbur.
Sipas Shimës ajo që është e rëndësishme nuk është fatura që do ti paguhet një pronari mediesh në rastin kur do të fitojë në një gjykatë ndërkombëtare por fakti se sa të lirë janë gazetarët që të flasin.
Brahim Shima: Për mua nuk ka rëndësi fatura që do ti paguhet një pronari mediesh në arbitrazhe, në Stransburg a kudo. Ka rëndësi që gazetarët të jenë të lirë të raportojnë dhe jo në atë frikën se nëse flasin do ta pësojnë. Faturën e paguajnë shqiptarët por lirinë e medias do ta vuajnë të gjithë ata që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.
“Kam besuar se provat do të merren në shqyrtim dhe do të merrej një vendim i drejtë. Jam i shokuar në këtë situatë. Tregon qartë që media është në një presion të fortë nga politika për tu bindur për të mos bërë lajme përtej asaj se çfarë duhet dhënë .”, tha ai

