Berisha tregon çfarë tha Vuçiçi në Pragë: Me Edi Ramën merrem vesh si vëlla...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se Edi Rama me Kosovën sillet si vasal i Vuçiçit.
Ai u shpreh se në samitin e Pragës, Vuçiçi ka thënë se ka 17 vite që përpiqet, por nuk ia ka dalë me udhëheqjen e Kosovës, ndërsa me Edi Ramën merret vesh si vëlla.
Berisha: Edi Rama me Kosovën sillet si vasal i Vuçiçit. Në samitin e fundit që është bërë në Pragë, në darkë një nga 5 njerëzit që kanë folur ka qenë Vuçiç. Në këtë darkë ai tha se, në prani të gjithëve: kam 17 vite që përpiqem dhe nuk kam sukses me udhëheqjen e Kosovës, ndërsa me Edi Ramën merrem vesh sikur të ishim vëllezër.
Çdo shqiptar, nga kjo fjalë që Rama e censuroi, e kanë të qartë se çfarë përfaqëson Edi Rama, që është një anti-shqiptar i papërmbajtur. Ai është vasali i Vuçiçit dhe me mbrojtjen që i bën me sanksionet ndaj Rusisë, ai mbron dhe bëhet puthador indirekt i Putinit.

