"Nuk do mblidhni të dhëna për qeveritarët", Berisha zbulon porosinë e Ramës për drejtorin e komanduar të SHISH
Olian Kanushi është prej gushtit drejtor i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) pasi Helidon Bendo ndodhet në SHBA për një intership 1-vjeçar .
Sali Berisha thotë se dërgimi i Bendos në SHBA është në shelje të ligjit.
Për "Drejt" në Rtv Ora ai zbulon dhe direktivat që Rama i ka dhënë kreut të komanduar të SHISH,i cili ka qenë këshilltar i tij.
Berisha: Ka emëruar këto kohë një Kanushi. Pasi e përzuri Helidonin në kundërshtim me çdo ligj. Shefi i shërbimit nuk mund të shkojë në shkollime dhe kualifikime, e ka me ligj. E çoi për shkolim të gjatë në SHBA, e largoi. Vuri një këshilltar të tij që nuk ka qenë një ditë në shërbim. Porosia është që nuk do komunikoni me partnerët pa aprovimin tim. Porosia e dytë, nuk do mblidhni dhe nuk do informoni të dhëna për qeveritarët. Me këtë i rëntë shpirti rehat se ka shiksin e tij në krye. Edhe Helidoni ka qenë këshilltar i tij por është punonjës karriere.
Duke u kthyer pas në kohë ai foli dhe për emërimin e Visho Ajazit prej tij në SHISH.
Berisha: Kur e kam emëruar Visho Ajazin nuk kam pyetur njeri, nuk pranoja të ma emëronit të tjerët. Porosia që i kam dhënë ka qenë: Kolegë të ndryshëm të partnerëve mund të thonë se janë mësuar që ambasadorët të hyjnë dhe të gatuajnë emërime por me mua nuk ndodh kurrë kjo. Do tu thuash ky është vendim i kryeministrit tim, një vendi sovran. Nga ai kam këtë porosi, të bashkëpunoj ngushtësisht me gjithë potencialin me ju, nëse duan.

