Berisha: Edi Rama ka fluturuar me çarter deri në Florida për të parë ndeshje të NBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 22:34
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se Rama ka udhëtuar deri në Florida për të parë NBA.
Ai u shpreh se me çfarë parash ka shkuar deri atje duke përmendur edhe fluturimet me çarter, kur nuk ka biznes, por është rrogëtar.
Berisha: Ky njeri udhëton 137 me çarter nga Tirana në New York dhe më pas në Florida dhe sheh NBA dhe Superball. Thotë se ka shkuar me paratë e veta. Po ku i gjeti paratë ai? I ka mbushur tunelet me para? Nuk është se ka pasur aktivitet privat, ka qenë rrogëtar. Vepron kështu një njeri që i shfrytëzon qytetarët dhe i poshtëron ata.

