Berisha: Rama ka mllef ndaj fjalës së lirë, 120 mln duhet t’i japim Becchettit, të konfiskohen 10 Surrelë
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se ashtu si ndaj RTV Ora, Edi Rama veproi edhe kundrejt Becchettit, të cilët duhet t’i paguajmë 120 milionë euro.
Ai tha se të konfiskohen 10 si Surreli, nuk i del borxhi shqiptarëve dhe prandaj duhet bërë ligji që tu konfiskohet pasuria atyre politikanëve që ndërmarrin nisma të tilla personale.
Berisha: Çfarë akuzash nuk bëri ai për Becchettin dhe sot Shqipëria i detyrohet atij, për shkak të mllefit të tij ndaj fjalës së lirë, nja 120 milionë euro dhe po të garantoj se shuma me të cilën mund të gjobitemi për Kalivaçin mund të jetë shumë më e madhe.
Të konfiskohen 10 si Surreli, nuk i del borxhi shqiptarëve. Prandaj duhet bërë ligji që tu konfiskohet pasuria atyre politikanëve që ndërmarrin nisma të tilla personale. Këto i paguajnë taksapaguesit. Shkelmohen parimet themelore të drejtësisë.

