Shqiptarët akuzohen se kanë vjedhur, dhunuar e kërcënuar me armë bashkatdhetarët e tyre në Mykono
Një bandë shqiptarësh prej 5 anëtarësh akuzohen se kanë vjedhur, dhunuar e kërcënuar me armë bashkatdhetarët e tyre në zonën Drafaki të Mykonos.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas dëshmive të viktimave, ata mbanin në duar shufra metalike dhe pistoleta.
Pesë autorët shqiptarë sulmuan me dhunë të paprecedentë dy bashkatdhetarët e tyre duke përdorur dorezat metalike gjë që u ka shkaktuar goditje brutale në kokë viktimave të këtyre akteve çnjerëzore.
Ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Mykonos ku iu dha ndihma e parë. Aty mjekët konstatuan se ata kishin lëndime si në kokë ashtu edhe në trup.
Sipas informacioneve të protothema.gr, banditët shqiptarë kanë arritur të largohen me 40 mijë euro dhe më pas janë zhdukur në drejtim të panjohur.
Policët kontrolluan zonën dhe gjetën një pistoletë Glock 17 , tre fishekë, një gëzhojë, një levë metalike dhe një plumb në dysheme.
