PL mbledh sot kryesinë për zgjedhjet vendore: Rama të japë dorëheqjen sa nuk është vonë

Partia e Lirisë do të mbledhë sot kryesinë për të diskutuar mbi kandidatë të mundshëm që do të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit 2022.

”Sot  do të jetë mbledhja e parë e kryesisë së zgjedhur mbrëmë të PL-së dhe do të merren në konsideratë kandidatët që pretendojnë të kontribuojnë në fitoren e opozitës dhe për këto raste do bisedohet me PD duke respektuar marëveshjen primaret dhe  bashkëpunuar organizim sa më të sukseshshëm aty ku jemi të interesuar” tha Meta në një konferencë për median.

Po a mbështet Meta ndonjë prej 3 kandidatëve në Primare për fituar Tiranën?

“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri në vlerësimin tim. Procesi është hap pozitiv”

Para gazetarëve Meta i bëri thirrje Ramës të japë dorëheqjen “e të mos vonohet asnjë më shumë për të rënduar akoma më tej veten e tij” ndërsa u shpreh i bindur se 12 nëntori do të jetë ‘manifestim i jashtëzakonshëm i shpirtit demokrat të popullit liridashës dhe kryeqytetit”