Vlorë/ Aksident i katërfishtë në rrugën Transballkanike, 4 automjete përplasen me njëra-tjetrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 08:03
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike, Vlorë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete.
Gazetari i Ora News Edi Ruçi informon se në aksident nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

