Yuri Kim në SPAK, takon 3 kandidatët për kryetar të Strukturës së Posaçme
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Takimi me prokurorët e SPAK vjen vetëm një ditë pas përfundimit të afateve për regjistrimin e kërkesave për garën që po zhvillohet në kuadër të zgjedhjes së kreut të ri të kësaj strukture.
"Takova Arben Krajën dhe prokurorët të ritheksoj mbështetjen e Amerikës për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush - pavarësisht gradës apo pasurisë së tij - nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri" shkruan Kim në një postim në twitter.
Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të bëhet anëtare me të drejta të plotë në BE në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. ???????? do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku"
Pjesë e takimit kanë qenë edhe 3 kandidatët zyrtar, Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, ndërsa pjesë e bisedave mes të tjerave kanë qenë edhe ndarja e pikëpamjeve mbi procedurat e garës.
Kreu aktual i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja është në muajin e fundit të mandatit të tij në krye të institucionit ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për përzgjedhjen e titullarit të ri.
