Shabani: Përveç Veliajt, për kandidatët e tjerë kam respekt, por pas tyre është Berisha dhe Meta

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurje u shpreh se edhe ai mund të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës.  

Ai tha se përpos Erion Veliajt, për kandidatët e tjerë ka respekt, por problemi është se pas tyre është Berisha e Meta.  

Shabani: Edhe unë mund të jem një kandidat për Tiranën. Jam rritur në këtë qytet, ku janë rritur edhe gjyshërit e mi dhe janë shumë i indinjuar sepse nuk e njoh më. Shkoja me babain tim te lodrat dhe lodrat nuk janë më, as teatri nuk është më. Janë rrafshuar gjithë kujtimet që të bëjnë kulla këta.

Arsye për tu përballuar kemi shumë, me këtë grupim të vogël që po na i merr të gjitha. Kandidatët e Nismës Thurje kanë përparësi të jashtëzakonshme me kandidatët e këtyre. Ata kanë epërsi morale. Kanë pavarësi. Cilido që do të zgjidhet nga ne, do të një nga ne. Ndërsa ata i marrin vendimet në kryeministri, PD, ose Partinë e Lirisë. Dhe e fundit janë njeri më të shkolluar. Përpos Veliajt, për kandidatët e tjerë kam respekt, por problemi është se pas tyre është Berisha e Meta.