Nuk ka datë për grevën e urisë, Kovaçi: Rama të ndalë sulmet e ulta ndaj pedagogëve!

Në një dalje për mediet, Aleksandër Kovaçi, kreu i sindikatës së arsimit të lartë u shpreh se gjuha e Ramës ndaj pedagogëve është e padenjë.

Ai tha se politika ka hyrë shumë thellë në sistemin e arsimit dhe se po mundohet që ta shantazhojë dhe intimidojë atë.

Ai shtoi se duhet ndaluar përbaltjet e ulta ndaj pedagogëve dhe se greva e urisë është një e drejtë e ligjshme e tyre.

Kovaçi: Arsimi i lartë si e mirë publike duhet mbështetur nga të gjitha. Kreu i qeverisë paraqiten me një gjuhë të padenjë për një vend aspirant të BE-së. Kundërvënia plot fyerje për një protestë paqësore, tregon se sa thellë ka hyrë politika në arsimi që po intimidon dhe shantazhin kolegët tanë që p[o futen në grevë urie.

Mos reagimi i intelektualëve është plaga më e madhe e Shqipërisë që po shkon drejt një katastrofe sociale. Kjo protestë është një momentum i shtresë më të lartë shoqërore që po përballet me shtypje dhe një qasje diktatoriale në arsim dhe kudo. Zoti Kryeministër ajo që e quajtët si çetë, është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Ne përfaqësojmë mbi 70% të firmëtarëve të kësaj nisme dhe do t’i qëndrojmë deri në fund edhe me grevë urie. Ndaloni përbaltjet e ulta ndaj pedagogëve! Greva jonë është e drejtë e ligjshme.

Nuk ka datë për grevën e urisë, Kovaçi: Rama të