“Qahet” Rama: Në Shqipëri s’ka media pro qeverisë, pa rrjetet sociale s’do i tregonim dot punët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter lidhur me mediet në vend, në atë që duhet si një fushatë kundër medieve kritike me të.

Rama shkruan se fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë.

Rama: Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!