Topallaj: Nuk ndihemi mirë me opozitën e përçarë, luftë personale se kush e ka partinë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Fabian Topallaj nga Bindja Demokratike u shpreh se ka një përçarje tashmë në Partinë Demokratike.
Ai tha se kjo është një luftë për zotërimin personal të PD-së dhe se PD-ja nuk e mori pushtetin kur ishte bashkë, ndërsa do të ketë gati të pamundur e ndarë.
Topallaj: Kjo është një përçarje e opozitës dhe e bën atë më të dobët. Në si forcë opozitare nuk mund të ndihemi mirë, por PD-ja është duke korrur atë që ka mbjellë prej kohësh. PD-ja është kthyer në një pronë private të një grupi njerëzish që donin përfitime personale.
Ishte një njeri që kishte emëruar një tjetër, dhe kur ky i riu mendoi se erdhi dita ta pronësonte gjithë partinë dhe përjashtoi babanë dhe aty nisi përçarja. Nuk ka rëndësi se cili është raporti i forcave tani, sepse edhe kur ishin bashkë nuk e morën dot pushtetin.
