Zekthi: PD-ja dhe PS-ja e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë pushtetin

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Fitim Zekthi u shpreh se PD-ja dhe PS-ja e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë pushtetin.

Ai tha se pavarësisht kësaj duket se nuk po krijohen lëvizje të reja dhe të marrin pushtetin ashtu sikurse ndodhi në Kosovë.

Zekthi: Unë mendoj se edhe PD-ja dhe PS-ja e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë. Mendoj se jemi në pikën atë që thoshte Gramshi, e vjetra ka vdekur, por nuk po lind e reja. Kam një kritikë për partitë e reja. Lëvizje si ajo e Albin Kurtit deshi shumë kohë.

Edhe Lula para se të fitonte në Brazil ka humbur 3 palë zgjedhje dhe ka qenë në burg. Sistemi politik në Shqipëri është një gangrenë e madhe, por është e vështirë që të ndryshojë.