Aksident në Fier, automjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin dhe largohet me shpejtësi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Ferras të Fierit.

Mësohet se aksidenti konkretisht ka ndodhur në rrugën e vjetër Levan - Vlore në hyrje të Ferrasit.

Si pasojë ka mbetur i vdekur një 70-vjeçar që po ecte me biçikletë anës rrugës.

Ai është goditur nga një automjet i cili është larguar menjëherë.

 

"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën." - njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.