Korçë, gjendjet i vdekur në anë të rrugës një 62-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2022, 17:21
Një person është gjendur pa shenja jete, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, Korçë.
Mësohet se 62-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik. Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
