Shabani: Këta kanë 32 vite në pushtet, bëjnë sikur zihen, por vilat e fëmijët i kanë në rregull

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurja u shpreh se ka qenë 5 vjeç kur klasa politika ka ardhur në pushtet.  

Ai tha se klasë apolitike zihet me njëri-tjetrin, por ama vilat dhe fëmijët e tyre i kanë në rregull, duke shtuar se harxhohet kohë me ta.

Shabani: Unë jam 37 vjeç dhe sot 32 vite më vonë, kam qenë 5 vjeç kur kanë ardhur në pushtet, jam në dilemë nëse do t’i lej prindërit këtu, apo fëmijët pa të ardhme. Këta zihet, por vilat dhe fëmijët i kanë në rregull. Mendoj se po harxhojmë shumë me këta. Presim që Berisha të ndryshojë diçka.

Nëse do ta bësh këtë rrugë drejt, do shumë kohë sepse duhet ta bësh pa para krimi, pa patronazhistë. Është një rrugë bio, sepse po të bëhen në sera bëhen më shpejt.