Alibeaj mbledh kryesinë e PD, diskutohet vendimmarrja për zgjedhjet lokale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2022, 18:49
Pas dështimit të negociatave të bashkimit, kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e partisë.
Në rend dite janë diskutimet dhe vendimmarrja mbi qëndrimin e një dite më parë të Grupit Parlamentar të PD, ku konfirmoi dështimin e negociatave dhe kërkoi përgatitjen për zgjedhjet lokale.
Pjesë e mbledhjes së thirrur nga Alibeaj që po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 janë:
Gazment Bardhi
Xhemal Gjunkshi
Taulanta Jupi
Indrit Sefa
Orjola Pampuri
Taulant Zeneli
Fitim Zekthi
Endri Hasa
Juela Hamati
Gazment Koduzi
Jonida Godole
Kreshnik Çollaku
Roland Bejko


