“Unë e kam bërë hapin tim”, Këlliçi: Kali i betejës është Tirana
Deputeti i PD Belind Këlliçi në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, tha se vetë fakti që përballë në zgjedhje është Rama dhe Veliaj janë arsye që ti bëjë të gjithë demokratët bashkë.
Ai thotë se do të bëj gjithçka për të bashkuar PD-në. Këlliçi shprehet se e ka bërë hapin e tij dhe se Tirana nuk u kthehet demokratëve por u kthehet qytetarëve.
Belind Këlliçi: Të pasurit përballë Edi Ramën dhe Erion Veliajn në Tiranë se kali i betejës sigurisht që do të jetë Tirana besoj se këto do të ishin arsye për të na bërë të gjithëve bashkë. Më vjen keq që ende nuk është gjetur gjuha. Nëse unë do të marr besimin e demokratëve për të qenë kandidati zyrtar për në zgjedhjet e bashkisë Tiranë unë personalisht do të bëj gjithçka në kapacitetin tim dhe në fuqinë time personale për të dalë me një kandidat të vetëm dhe për të bashkuar PD-në. Do të ulem me këdo që i shërben fitores. Unë nuk bëj kompromise me këdo që punon kundër interesit të PD.
“Unë do të jap shembullin tim. Kjo betejë nuk është për Belindin, nuk është për PD por për të gjithë opozitën për të gjithë qytetarët e Tiranës. Veliaj e ka uzurpuar Tiranën. Një i ri si unë sot nuk mund të qëndrojë dëshmitar i shkatërrimit të vendit. Unë e kam bërë hapin tim. Tirana nuk i kthehet demokratëve u kthehet qytetarëve.”
