Partia Republikane nis riorganizimin e strukturave për zgjedhjet e 14 majit
Partia Republikane ka nisur riorganizimin dhe lëvizjen e strukturave drejt zgjedhjeve të 14 majit. Kryetari Fatmir Mediu u ndal në Fier ku gjatë një takimi me mbështetësit tha se ky qytet por dhe gjithë Shqipëria po kalon një nga momentet më të vështira që pas 1990.
Anjeza Branka zbulon arsyen pse iku nga Shqipëria
2 Nëntor, 19:18
"Shqipëria po kalon momente jashtëzakonisht problematike. Nuk kemi më Republikë Kushtetuese, nuk kemi Kushtetutë të qytetarëve por kemi një dokument që qeveria e përdor sipas interesit të vet dhe kur e bën këtë do të thotë se qytetarët nuk kanë lirinë dhe mundësitë për të bërë atë që është më e mira për familjen e tyre dhe për vendin e tyre."
Fitoren Fatmir Mediu e sheh te nevoja për një bashkim të së djathtës dhe për këtë ka një mesazh të prerë.
"Opozita, e djathta të paktën, në radhë të parë bashkohet te identiteti i saj politik i cili ka falur lirinë dhe të drejtat që janë të patjetërsueshme dhe ne të gjithë bashkë kemi krijuar qeverinë për të respektuar këto liri dhe të drejta."
Pavarësisht asaj çfarë po ndodh në PD, ku palët nuk kanë dakordësi, kreu i republikanëve apeloi dhe njëherë që të bisedohet dhe të krijohet çdo mundësi në mënyrë që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore.
Ai tha se sot Shqipëria, jetike e ka nevojën për të rikthyer shpresën duke i dhënë të rinjve dhe profesionistëve mundësinë për të qeverisur vendin.

