Pedagogët: Na kërcënohet jeta, kërkojmë garanci për të zhvilluar grevën brenda pa intimidim

Sot në orën 16:00 ka skaduar edhe afati i pedagogëve vendosur ndaj qeverisë Rama lidhur me kërkesat që kanë ata, duke filluar për rritjen e rrogave.

Me një dalje nga Universiteti Politeknik i Tiranës ata kanë bërë me dije se duke qenë se nuk kanë përgjigje nga qeveria, atëherë ata do të futen në grevë urie nëse u sigurohet jeta.

Ata thanë se duan garanci për këtë grevë që të plotësohen disa kushte, pasi theksuan se mund të ketë intimidimi ndaj tyre.

“Padyshim që na kërcënohet jeta. Ne presim përgjigje për garanci. Nuk ka kërcënime. Greva e urisë ka standarde ndërkombëtare dhe duhet siguruar jeta e pedagogëve. Këtu jashtë nuk kemi frikë nga askush, por aty brenda mund të ndodhin gjëra që nuk i dimë. Kërkojmë garanci nga faktori i brendshëm dhe ndërkombëtarët që të bëjmë një grevë të ndershme dhe jo të intimidohemi.”