Rama nuk u përgjigjet, pedagogët: Nëse na garantohet jeta, futemi në grevë urie edhe për 30 min

Sot në orën 16:00 ka skaduar edhe afati i pedagogëve vendosur ndaj qeverisë Rama lidhur me kërkesat që kanë ata, duke filluar për rritjen e rrogave.

Me një dalje nga Universiteti Politeknik i Tiranës ata kanë bërë me dije se duke qenë se nuk kanë përgjigje nga qeveria, atëherë ata do të futen në grevë urie.  

Kovaçi: Në pamundësi për të marrë një përgjigje nga qeveria sindikata jonë i drejtohet presidentit dhe institucioneve të trendit dhe faktorëve ndërkombëtare kërkesën për garantimin e jetës së pedagogëve dhe familjarëve të tyre. Nëse kjo garanci jepet për 3 minuta, 3 orë, apo edhe për 3 ditë, 30 pedagogë futen menjëherë në grevë urie.

Sindikata jonë është një organizatë vullnetare, e frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë sakrifikuar për atdheun. Pedagogët e këtij vendi janë njerëz që kanë pasur vullnet për të materializuar kauzat e tyre, ashtu sikurse arsimi publik është prioritet kombëtar.

Rama nuk u përgjigjet, pedagogët: Nëse na garantohet jeta, futemi