“Dhimbje dhe trishtim në shpirt”, Xhaka për dhunën ndaj të moshuarës: Tragjike, 5 të tjera e shikojnë, qeshin e filmojnë

Rasti i keqtrajtimit të nënës së Dëshmorit Taulant Nura ka prekur  të gjithë. Reagimet janë të shumta.

Futbollisti kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, thotë se është i shokuar me lajmin për keqtrajtimin e saj.

Xhaka në një postim në rrjetin e tij social Instagram shkruan “Jam pa fjalë, nuk  mundem ta besoj, më besoni. Nuk kam arritur dot ta shikoj videon deri në fund, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara nënë dhunohet pa mëshirë nga punonjësit e azilit. Akoma më tragjike fakti që 5 të tjera e shikojnë qeshin e filmojnë... këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time por sot jam ndejerë keq si kurrë ndonjë herë. Këto MOSTRA nuk përfaqësojnë vendin tonë.”

Infermieret që keqtrajtuan të moshuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, u arrestuan.

Vepra dyshohet se është kryer ditë më parë, ndërsa ditën e sotme (2 nëntor 2022) pas bërjes publik të rastit  e moshuara u tërhoq nga qendra.