Rrahën të moshuarën në Pejë, reagon Ylli Limani: Kafshë që ushtron dhunë
Rasti i publikuar në rrjetet sociale ku një infermiere shihet teksa rreh një të moshuar ndërsa kolegia e saj e filmon si dhe të tjerë qeshin me rastin ka prekur këdo.
Një ndër ato të cilët kanë reaguar lidhur me rastin në fjalë është dhe këngëtari Ylli Limani.
Limani thotë se është video më shqetësuese e zemërthyese që ka parë vite viteve të fundit.
“Video ma shqetësuese & zemërthyese që e kom pa viteve të fundit. Sa ma shpejt me e publiku emrin e institucionit ku ka ndodh kjo ngjarje e tmerrshme, emrin e kësaj kafshës që po ushtron dhunë, emrat e njerëzve të tjerë prezent që s’po e ndihmojnë plakën e shkretë… masanej, emrat e njerëzve që i kanë punësu k’to lopa, dhe kështu me rradhë… Ishalla djegni ne ferr e ua kthen Zoti ku ju dhemb ma së shumti. Amin!”, shkruan Ylli Limani në rrjetet sociale.
