E moshuara që u rrah nga infermieret është nëna e Dëshmorit Taulant Nura
E moshuara që u rrah nga infermieret në Pejë është nëna e Dëshmorit Taulant Nura.
Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se rasti i dhunimit të nënës së Dëshmorit Taulant Nura është tronditës.
Në një postim në rrjetin e tij socila Facebook Haradinaj thotë se“I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!
