Në Kosovë bie sërish çmimi i naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet tavan të derivateve për 24 orët e ardhshme ku duket se nafta ka shënuar sërish ulje.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.72 euro për litër. Ndërsa maksimali i lejuar për benzinë është 1.43 euro. Çmimi i gazit ndërkohë është 0.71 euro për litër.
Ndërkohë në Shqipëri bordi i transparencës vendosi dje ulje qesharake të çmimi të naftës, vetëm 4 lekë për liter apo 1.67 për qind, edhe pse ekspertët thonë se në tregun ndërkombëtar ulja është 15%.
Shqipëria prej muajsh mbetet në vendet e para sa i përket çmimit të lartë të karburantit në vend. Në renditjen e fundit gjendemi në 26 vendet më të shtrenjta nga 135 shtete.
Vendimet e Bordit të qeverisë për karburantet sa vijnë dhe krijojnë dyshime mbi mënyrën e vendimmarrjeve për rregullimin e çmimeve të tregut në vend.
Mungesa e transparencës dhe reagimi në proporcion të drejtë me tregun ndërkombëtar janë dy standartet që po aplikon qeveria në menaxhimin e kësaj situate që vijon që prej shkurtit, e cila duket se vihet në lëvizje vetëm nga grosistët shqiptarë të karburanteve.