“Na janë besuar prindër të familjarëve”, pronari i qendrës ku u dhunua e moshuara: Më vjen shumë keq, do të bëj gjithçka
Njëri nga pronarët e shtëpisë së të moshuarve në Pejë “Oderna” Anton Arapaj ka reaguar pas bërjes publike të rastit ku infermieret e kësaj qendre kanë dhunuar nënën e Dëshmorit Taulant Nura.
Ai shprehet se ngjarja e ka lënduar shumë dhe se ka se ka pezulluar nga puna punonjëset.
Sakaq ai fton organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet.
Anton Arapaj: Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve. Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekin përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu.
“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë!,” u shpreh Rasaj.
