Kurti udhëton drejt Gjermanisë për Samitin e Berlinit
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në kuadër të Procesi të Berlinit më 3 nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë.
“Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën në Berlin do të nënshkruhen tri marrëveshjeve mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane.
