Peje/ Nëna që u dhunua nga infermierët vuante nga Alzaimer, djali i saj dëshmor i UÇK-së në moshën 17 vjeçare

Dhëndri i të moshuarës së dhunuar, MIrije Nura tregon se e moshuara kishte një vit që strehohej në qendrën sociale.

"Me publikimin e videos u shqetësuam të gjithë dhe e tërhoqëm vjehrrën. Mirije Nura është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Humbi djalin në moshën 17 vjeçare. Vjehrra vizitohej dy-3 herë në javë këtu. Kishte një 1 vit që jetonte këtu. Zonja vuante nga Alzaimer. Sot është mirë se rasti ka ndodhur para 3 - 4 ditësh" tha Ezen Vala,  në një prononcim për median jashtë qendrës pasi kishin shkuar ta merrnin me vete.

Dhëndri tregon se e moshuara nuk kishte treguar për dhunën dhe ato nuk kishin arritur ta kuptonin pasi vuante nga Alzaimer. 

Taulant Nura ra dëshmor në betejën e Çabratit, Gjakovë. 

Fillimisht dy infermiere janë arrestuar pas publikimit të videos ku duket që e moshuara dhunohet. Më pas u mësua dhe arrestimi i infermieres së tretë që dyshohet se filmoi momentin kur po keqtrajtohej e moshuara në shtëpinë e pleqve “Orenda”.

Ezen Vala ka shtuar se familja paguante 650 euro për çdo muaj pasi e kishin konsideruar institucion të sigurt.

Peje/ Nëna që u dhunua nga infermierët vuante nga Alzaimer, djali