Videoskandali në shtëpinë e të moshuarve, infermierja rreh me shpulla të moshuarën, kolegia e filmon
Një skandal i ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë është mësuar pas një videoje të bërë publike nga Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.
Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti, por në video dallohet infermierja teksa bën gjeste të papërshtatshme dhe ushtron dhunë ndaj të moshuarës.
Infermierja shihet teksa godet disa herë në fytyrë të moshuarën, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten.
Dhe pse është e patolerueshme dhe e turpshme në video dallohet se sjellja e dhunshme i bën të qeshin.
Pas bërjes publike të rastit dy infermjere janë ndaluar nga policia për 48 orë.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

