"Të paguash drurin me euro!" Dietologes si del e keqja me infermieret: As në botën e gjitarëve nuk gjej epitet për ju

Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka reaguar sërish për dhunën në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Teksa ka publikuar dhe emrat e tre infermiereve tashmë të arrestuara për rastin ajo thotë se as në botën e gjitarëve nuk gjen dot epitet për ti përshkruar.

Dosti: Po mirë moj Aurona Pelaj apo Peraj sido që ta kesh! Dhe juve Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi që dolët Miss Buzëqeshja në video!

A e dini se keni dhunuar nënën e dëshmorit Taulant Nura nga Gjakova?!

Që mos të ishin ata njerëz mbase sdo shijonit lirinë e këtij vendi të shenjtë?!

Kuptova që mbrojtjen më të madhe shqiptari duhet t’a ketë nga shqiptari!

A e dini që nuk gjej dot epitet për ju, as në botën e gjitarëve sepse do më duhej të kërkoja falje publike kafshëve?!

Njerëz të bukur! Ndjesë për emocionet por moshat e treta janë pika e dobët! Unë udhëtoja nga Ferizaji në Poliçan për t’ju dhënë suplementet më të mira gjyshërve të mi!

Mbi të gjitha, në një qendër ku paguhet mbi 600 euro qëndrimi.

Të paguash drurin me euro, i bie!!

Po aq të qeta dhe pa kokrrën e frikës ato monstra… do të thotë që është rutinë në atë qendër! Ose dua një sqarim për lirshmërinë e tyre!!

Jam akoma më kurioze të di emrin e avokatit apo avokates që do t’i mbrojë!!