Dhuna kafshërore e infermieres revolton dietologen: Psikopate, më vjen të fshij apartamentin me flokët e tua!
Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti, e cila ka ndarë jetën mes Kosovës dhe Shqipërisë ka reaguar ashpër pas videoskandalit të publikuar në media ku një infermiere në Pejë shfaqet duke dhunuar një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve teksa kolegia e filmon gjithë skenën dhe tallen me të.
Në një postim në facebook, ajo thotë se kur psikopatet si Aurona Peraj rrahin një të moshuar, i vjen të fshijë apartamentin me flokët e saj!
"Reagoj sepse kam gjyshër! Reagoj sepse jam rritur me dashurinë pa kusht të tyre! Reagoj sepse kur psikopatet si Aurona Peraj rrahin një të moshuar, më vjen të fshi apartamentin me flokët e saj! Reagoj sepse moshat e treta janë pika ime e dobët, janë bibliotekë që marrin frymë ende, edhe për pak kohë. Dhe del një monstër me veshje që simbolizon punëtoren shëndetësore, dhe godet pa mëshirë një të moshuar të mjerë! Aurona Peraj, kam një mesazh për ty! Paç jetën, siç ke zemrën!"
Ndërkohë policia njoftoi arrestimin e dy infermierëve.
