Nuk jetoj dot pa fëmijët dhe Matias" dhimbja e Anjezës, gruas që humbi dy vajzat, djalin e nipin në aksidentin tragjik
Të bërtiturat e saj dëgjohen kudo në varreza. Të gërvishtin zemrën e shpirtin. Mami Anjeza humbi tre fëmijët dhe nipin e vogël Matias në aksidentin tragjik të së dielës.
Dhimbja e shpirtit nuk kalon lehtë.
Familja Hyseni ka përballë 4 arkivole.
Në aksidentin tragjik të mbrëmjes së 30 tetorit humbën jetën Shane Hyseni, nënë e re 22 -vjeçare, djali i saj Mattias Lame, një vjeç e katër muaj, motra dhe vëllai, Rejana, 9 vjeç dhe Resati, 11 vjeç.
“Nuk mund të jetoj dot më” thotë Anjeza. Ndërkohë babai Ardian përpiqet të mbajë veten dhe pret ngushëllimet.
Varrimi do të bëhet sipas ritit mysliman në Durrës, vendi i origjinës së familjes shqiptare.
Data nuk është përcaktuar ende, duke qenë se fillimisht do të duhet të plotësohen dokumentet për transferimin, e cila duhet të bëhet të enjten ose më shumë të premten.
Ende i shtruar në terapi intensive në gjendje shumë të rëndë është 32-vjeçari që drejtonte makinën, Orjol Lame, bashkëjetuesi i Shanes dhe babai i Mattias.
Ai iu nënshtrua një testi toksikologjik për të parë nëse kishte marrë alkool apo substanca të tjera. Për të hetuar shkaqet e aksidentit tragjik, prokurori i Reggio Emilia ka hapur një hetim.
