Mungoi avokati i Ardian Çapjas, shtyhet seanca për të akuzuarit e vrasjes së babë e bir në Elbasan

Është shtyrë për në datën 9 nëntor ora 12:00 seanca për Ardian Çapjan, Etien Canin, Klajdi Dokolin, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun.

Shkak u bë mungesa në seancë e Ardian Çapjas i cili kishte për të dhënë deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Çapja kishte kërkuar shtyrjen e seancës me argumentin se është i sëmurë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri.