Lagjes pranë spitalit në Lezhë i del "uji i zi"

Rrugët e dëmtuara të lagjes pranë Spitalit në Lezhë i kanë mbuluar ujërat e zeza, si dëshmi e mungesës së investimeve në infrastukturë.

Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, e vërshojnë në rrugët e shkatërruara.

Pamjet tregojnë gjendjen e lagjes, pranë spitalit të Lezhës.

Lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve është e vështirë, dimër apo verë qoftë.

Banorët thonë se kanë mbetur pengje të mungesës së investimeve.

“Kushdo që ka ardhur në bashki kështu e ka lënë, ka që në 1991 kjo gjendje,” tha një banor.

Bashkia e Lezhës ndërkohë e pyetur për këtë situatë, thotë se ka bërë një projekt për ndërhyrjen në këtë lagje.

Por investimi aty nuk do të nisë pa përfunduar rrjeti i kanalizimeve, të ujërave të zeza e të bardha në të gjithë qytetin.