Inflacioni i çmimeve "tregon dhëmbët", BSH rrit me 0.5% normën bazë të interesit
Banka e Shqipërisë vendosi sot rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit duke e çuar në nivelin e 2.75%. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, tha se projeksionet për të ardhmen rrethohen nga pasiguri të shtuara.
Sejko: BSH thekson se ambjenti i përfgjithshëm mbetet sfidues dhe projeksionet për të ardhmen rrethohen nga pasiguri të shtuara. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë rikonfirmoi gjykimin e tij se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Për këtë arsye në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve Këshilli Mbikqyrës në mbledhjen e sotme vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%.
Sejko shtoi se normalizimi i politikës monetare është i nevojshëm për kontrollin e presioneve inflacioniste.
Sejko: Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të vijojë procesin e normalizimit të politikës monetare. Ky normalizim është i nevojshëm për kontrollin e presioneve inflacioniste dhe për kthimnin e inflacionit në objektiv brenda 2024. BSH do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm monetar dhe financiar dhe do të krijojë kushte të përshtatshme për ruajtjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
Sejko shpregoi më tej se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorine tretë.
Sejko: Ky inflacion regjistroi një vlerë mesatare prej 7.9% gjatë tremujorit duke shfaqur dhe rritje progresive gjatë tij. Në këndvështrimin e shportës së konsumit rritja e inflacionit pasqyroi në masën më të madhe rritjen e çmimit të ushqimeve, naftës dhe kostove të transportit. Ky grup artikujsh gjeneruan rreth 80% të inflacionit total në tremujorin e tretë. Megjithatë rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshirë edhe ata artikuj pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të cilëve krijohet në vend.
