"Birra" vendase kundër akcizës, Pinguli: Rrezikojmë falimentin, kostot e kompanive të huaja më të ulëta

Prodhuesit e birrës vendase janë kundër ndryshimeve në akcizë  për pijen alkoolike. Sipas tyre, nëse do të aplikohet unifikimi i akcizës. Kërcënimi për prodhimin vendas vjen nga rritja e konkurencës së birrës së huaj, pasi marzhi i fitimit për ta është më i lartë dhe kostot më të ulëta.

Nga shoqëria e prodhuesve, ndryshimi i akcizës së birrës do të kushtoj rëndë në buxhetin e tyre, për këtë arsye ata kërkuan të martën në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese mosmiratimin e saj.

"Po të rritet akciza dhe për ta dhe për ne, të plotësohet një efekt i buxhetit që del me humbje jam dakord. Por nëse ne i heqim fashën, ne jemi të sigurt që do të shkatërrojmë këtë lloj biznesi".

Sipas tyre, akciza për birren vendase do t’i vërë në vështirësi para atyre konkurentëve të huaj.

"Kërkesa kryesore është të mos zbatohet kjo. Nëse ka mundësi të fashohet në 2-3 pika sepse edhe Komisioni Europian i ka normat e akcizës më të ulëta sesa tonat, afërsisht 0.1 euro për një litër."

Stefan Pinguli shprehet se birrat e huaja në tregun vendas janë konkurues. Për ta normën e fitimit e kanë të lartë, ndërsa kostot e ulëta.

"Është një vendim i marrë, nuk e di si, qysh, tek."

Por nëse ky ligj nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga të gjitha kompanitë prodhuese në vend, për kë po bëhet ky ligj?