Akciza e birrës përçan maxhorancën

Deputeti i PS Vullnet Sinaj kundërshtoi përsëri në Komisionin e Ekonomisë miratimin e akcizës së birrës. Sipas tij rritja mendohet të jetë 15 lekë për litër dhe jo 1 lek siç pretendoi ministrja e financave.

Rritja e Akcizës për Birrën ka sjell sërish përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Ku diskutohej paketa fiskale prë vitin e ardhshëm.

Kundërshtime pati edhe nga opozita, por socialisti Vullnet Sinaj ishte zëri më kritik.

Vullnet Sinaj: "Unë nuk dua të korrigjoj llogaritë që keni bërë ju"

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se do të ketë rritje minimale dhe rrjedhimisht nuk do të prek shumë prodhuesit e birrës.

Delina Ibrahimaj: “Çmimi rritet me 1.1 lekë për shishe”

Por deputeti Sinaj nuk bie dakord me shifrat që raportoi ministrja Ibrahimaj, por përllogarit se kjo rritje do të ndikojë shumë më tepër në tregun vendas.

Vullnet Sinaj: “Unë nuk dua të korrigjoj llogaritë që keni bërë ju për koston që i shtohet shishes së birrës pas rritjes së akcizës, por rritja e çmimit për litër nuk është ajo që thoni ju, por unë do them se është 15 lekë për litër, dhe për një shishe birre shkon me 5.5 lekë. Pra është rritje e konsiderueshme dhe do thoja ta shikonit edhe një herë këtë llogari dhe ta keni parasysh”

Ndërkaq, të marten në Komisionin e Ekonomisë pritet të zhvillohet një dëgjesë me prodhuesit e birrave për të prezantuar kërkesat e këtij sektori.