"Rama u bindet oligarkëve" Bordi mblidhet brenda ditës për rritje, 1 herë në 3 javë për ulje të çmimit të naftës

Vendimet e Bordit të qeverisë për karburantet sa vijnë dhe krijojnë dyshime mbi mënyrën e vendimmarrjeve për rregullimin e çmimeve të tregut në vend. Mungesa e transparencës dhe reagimi në proporcion të drejtë me tregun ndërkombëtar janë dy standartet që po aplikon qeveria në menaxhimin e kësaj situate që vijon që prej shkurtit, e cila duket se vihet në lëvizje vetëm nga grosistët shqiptarë të karburanteve.

Prej muajsh Shqipëria mbetet në vendet e para sa i përket çmimit të lartë të karburantit në vend. Në renditjen e fundit gjendemi në 26 vendet më të shtrenjta nga 135 shtete.

Edhe në reagimin e fundit, bordit i transparencës vendosi ulje qesharake të çmimi të naftës, vetëm 4 lekë për liter apo 1.67 për qind, edhe pse ekspertët thonë se në tregun ndërkombëtar ulja është 15%.

Ndërkaq çmimi i benzinës u rrit me 5 lekë litri po me vendim të këtij Bordi “fantazëm”, në kuptimin se askush nuk e merr vesh kur dhe si mblidhet.

Të njëjtë gjë e pohon dhe vetë ministria e Financave e cila thotë se vlera për ton e naftë ka rënë me 21 dollarë.

Po ashtu dhe kursi i këmbimit ka një rënie të lehtë duke shkuar edhe më në favor të uljes së çmimit, por çfarë ka ndodhur që në fakt vendimi nuk ndikon në xhepat e konsumatorit.

Së pari Sipas traditës qeveritare ky bord rezulton se njofton vendimet e tij vetëm një herë në tre javë, duke u dhënë mundësinë kompanive të importit të karburanteve që të shfrytëzojnë lidhjen e kontratave kur çmimi bie edhe më shumë ta shesin shtrenjtë në Shqipëri.

Së dyti i vetmi rast që ia prish rutinën e mbledhjeve këtij bordi, është kur çmimi në bursë rritet, dhe anëtarët nxitojnë menjëherë që shtrenjtimin ta reflektojnë në tregun shqiptar mundësisht brenda 24 orëve.

Kjo pasi mbetet i çuditshëm fakti se çmimi për litër mbetet thuajse i njëjtë kur në bursë vlera për ton pëson rënie të ndjeshme, nga 1200 në 1000 mijë për ton, por në tregun e pakicës në shqipëri tabela ndryshon pak, ose aspak.

Së treti duke vendour një sistem monopol dhe të kontrolluar çmimesh, humbet konkurrenca duke u dhënë mundësinë kompanive kryesore të kontrollojnë tregun

Vetë bordi që do të duhej të bënte transparencë, nuk tregon shifrat në publik çdo ditë të lëvizjes së çmimeve, apo së paku të metodologjisë së mbledhjes.

Ndërsa në përbërje të tij janë përfaqësuesit e qeverisë dhe pesë të deleguarit të kompanive kryesore, të cilët sjellin kështu dhe mbrojtjen e interesave të tyre për të siguruar fitimet

Në kulmin e krizës së luftës ata që e paguajnë janë vetë konsumatorët, pasi qeveria shijon frytet e rritjes së të ardhurave në buxhet për shkak të çmimit të karburanteve, e nga ana tjetër kompanitë sigurojnë fitimet

Në rajon Maqedonia e Veriut ka vendosur që çmimi të mos shkojë mbi 200 lekë për litër e në Kosovë edhe më ulët me 190 lekë litri, duke treguar qartë dhe lëvizjen e tregut dhe sa e si fitohet.

Por edhe në botë vendi ynë renditet në vendin e 26 më të shtrenjtë duke lënë pas shtete me të ardhura të larta si Zvicra, Gjermania, Holanda, Danimarka etj

E paralizuar në këto kushte duket edhe opozita, e cila përmes deklaratave të shkurtra flet për çmimin e shtrenjtë por duke mos prekur përfituesit kryesor që janë kompanitë. Të vetmit që reagojnë mbeten mediat, ku Ora News do të jetë si gjithnjë në mbështetje të interesit publik.