Aministia fiskale, Opozita i kujton qeverisë mesazhin e BE-së në raportin e progresit

Opozita u kujton qeverisë dhe insitucioneve të varësisë përgjegjësitë që ata kanë në përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit. Duke iu cituar progres raportin e BE-së për Shqipërinë, demokratja Jorida Tabaku deklaroi se Brukseli është kundër nismave të qeverisë Rama për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale.

Detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit në familjen europiane, ishte tema që u diskutua mes kryenegociatiores Majlinda Dhuka dhe deputetëve në Komisionin Parlamentar të Integrimit EropianAministia fiskale

Kryetarja demokrate e këtij komisioni Jorida Tabaku i kujtoi përfaqësueses së qeverisë mesazhin e prerë të Brukselit kundër amnistisë fiskale, të shprehur edhe me shkrim në raportin e progresit për shqipërinë që u prezantua pak javë më parë.

Jorida Tabaku: “Çfarë qëndrimi do të mbani znj.Pirdeni për Ligjin e Amnistisë Fiskale? Raporti thotë se “Miratimi i amnistisë tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë, përparimin në këtë fushë si dhe luftën kundër pastrimit të parave”

Kryenegociatorja në përgjigjen e saj mohoi se kjo çështje është pjesë e problemeve, mes qeverisë Rama dhe BE-së.

Majlinda Dhuka: “Në lidhje me amnistinë fiskale dua të sqaroj, se nuk ka një çeshtje sa i përket akisë. Politika fiskale është e drejtë e brëndshme e shteteve. Çështja e amnistis fiskale nuk prek asnjë aki. Eshtë e drejtë e vëndeve për ta trajtuar së brendshmi

Po ashtu një temë që nuk u anashkalua nga opozita ishte dhe nisma e shumë kundërshtuar, nga ndërkombëtarët ajo e pasaportave të arta.

Jorida Tabaku: “Çfarë qëndrimi do të mbani zonja Pirdeni përsa i përket skemës së nënshtetesisë së pasaportave të arta. Edhe tek çeshtja e korrupsionit që është përseri përgjegjesi e zonjës Pirdeni dhe Ministrisë së Drejtesisë. Ka disa shqetësime për sa i përket korrupsionit. Korrupsioni mbetet akoma i përhapur. Në përgjithësi korrupsioni është i hapur në fushat e jetës publike dhe të biznesit”

Por kryenegociatorja nënvizoi nevojën për rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndërkaq socialistët në komision, e cilësuan arritje të madhe diplomatike tërheqjen e tyre nga nisma për censurën e mediave në Shqipëri pas presioneve të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar.