Braçe: Jemi i vetmi vend që prodhojmë naftë bruto dhe s’marrim fitim
Në komisionin e Ekonomisë teksa u diskutua të ardhurat e parashikuara nga projektbuxheti i 2023, deputetja e opozitës Jorida Tabaku shprehet se asnjë nuk merret me shqetësimet që prekin ekonominë familjare.
Jorida Tabaku: “Më duket papërgjegjshmëri që në një vit krize pret të marrë të ardhura shtesë. Sot konsumi po penalizohet dhe nëse ministrja thotë jo më duket sikur jeton në një realitet tjetër”
Ndërsa deputeti socialist Erion Braçe hodhi kritika pasi jemi i vetmi vend prodhues i naftës bruto dhe nuk marrim asnjë qindarkë nga tatim fitimi.
Erion Braçe: Ne jemi i vetmi vend prodhues i naftës bruto që nuk arkëtojmë asnjë qindarkë asnjë qindarkë nga tatim fitimi i një pasurie kombëtare që është unike. Ky është përjashtim me kontratën që është bërë por dhe përjashtim administrative"