Tallja me shqiptarët, bordi ul vetëm me 4 lekë çmimin e naftës, PL: Ky është bordi i hajdutërisë

Ndonëse në bursa, nafta është në tendencë rënieje prej disa javësh, duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës  Bordi i Transparencës vendos të mblidhet pas gati 20 ditësh për të vendosur një ulje të lehtë të çmimeve të karburantit.

Pasi e kishte gozhduar çmimin me 240 lekë/litri, sot vendosi  ta ulë çmimin me 4 lekë për litër. Nga sot nafta do të shitet me 236 lekë për litër.

Një ulje e papërfillshme për shqiptarët ndërkohë që Maqedonia uli dy herë çmimin brenda vetëm pesë ditëve dhe aktualisht është 189 lekë/ litri.

Ndërsa në Kosovë çmimi I naftës është 202 lekë/litri.

“Bordi I naftës lëshon pa duar vjedhjen e shqiptarëve” denoncon Partia e Lirisë e cila kërkon shkrirjen e menjëhershme të këtij bordi

“Të shkrihet menjëherë bordi i hajdutërisë” shkruan Vasili në facebook duke kërkuar të miratohet projektligji i Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Si e argumenton Bordi çmimin 236 leke/litri

Ne vendimin e shperndare per mediat thuhet: Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 31.10.2022, kemi ndryshimetë çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 929, +63 nga data 11.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1088, - 21 nga data 11.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 119.25 ( -1.39 nga data 11.10.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 224lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes së gazoilit/naftës për peshkim është 142 lekë/litri.