Kush po na zhvat për naftën? Shqipëria e shet më shtrenjtë se Kosova dhe pse është prodhues

Brenda 24 orëve Bordi i Transparencës mblidhet për të dytën herë duke ulur çmimin e naftës me 8 lekë në total.

Nga pasditja e kësaj të mërkure, 2 nëntor, një liter naftë do të tregtohet me 232 lekë deri në një vendim të dytë.

Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria e shet më shtrenjtë se sa vendet e rajonit, ndonëse është prodhuese e saj.

Në intervistë për Ora News, kreu i Odës së Biznesit në Kosovë, shprehet se Kosova importon 100% naftën dhe pjesën më të madhe nga Shqipëria.

Agim Shahini: Sot që flasim për derivate nafte është çmimi rreth 1 euro e 72 cent. Kosova për fat të keq është 100% importues i derivateve të naftës. Partner kryesor për derivatet e naftës e ka Shqipërinë.

Karburanti ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shtimin e kostove të jetesës së qytetarëve, por edhe në rritjen zinxhir të çmimeve në sektorë të ndryshëm.