Çmimi energjisë frikëson shqiptarët, emigrantja: Ja kaloni dhe Amerikës për çmimet
Shtrenjtimi i energjisë konsiderohet nga qytetarët si një tjetër barrë financiare. Më shumë u rëndon pensionistëve. Disa thonë se do të përpiqen të kursejnë që të mos kalojnë fashën 800 kilovat.
Pavarësisht se ishte në fuqi, vendimi i rritjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator ka caktuar aplikimin nga 1 nëntori për të gjithë konsumatorët që do të tejkalojnë fashën 800 kWh.
Njoftimi i ERE duket se ka frikësuar qytetarët, të cilët shprehen se do të kursejnë në dimrin që i pret.
“Kursejmë, jemi me pension 100 mijë.”
“Nuk është e mirë në këtë gjendje që jemi ne. Jemi pensionistë, s'na mbetet asgjë.”
“Me çfarë ti paguajmë, me 100 mijë që marrim pension?”
“Edhe 1 edhe 2 veta të jesh, ambienti duhet të jetë i ngrohtë. Për buxhetorët nuk është problem se edhe pse janë ngrohtë në shtëpi, ai hap dhe dritaren.”
“Ne jemi mësuar me të kursyer, liro shtrëngo rripin.”
Pavarësisht se ERE është institucioni vendimarrës, sytë i kanë nga qeveria.
“Ai tha është vendim qeverie, nuk është vendim ERE. ERE zbaton ça thotë qeveria.”
Diferencën e shtrenjtimit të jetesës e bëjnë emigrantët.
“Unë jetoj jashtë, nuk jetoj këtu. Po me çmimet që keni në Shqipëri ja kaloni Amerikës. Shumë keq.”
