Çmimi mbi 800 kW/h, Eksperti: Nuk duhet aplikuar, prodhimi vendas mbulon konsumin për energji
Ndonëse ERE ka vendosur për shtrenjtimin e energjisë me 4-fish pas fashë prej 800 kW/h, socialistët tentojnë të bëjnë rolin e heroit duke premtuar do ta zhbëjnë vendimin. Por nga ana tjetër ekspertët theksojnë se rritja e çmimit nuk duhet të aplikohet, pasi sipas tyre në 8 muajt e parë të këtij viti ka rezultuar se prodhimi vendas i energjisë mbulon konsumin.
Nga vendimi i fundit të ERE, duke filluar nga muaji nëntor do të aplikohet çmimi i energjisë për konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800kwh. Por Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se ky vendim, ndonëse është në fuqi, do të aplikohet pas javës së parë të nëntorit. Eksperti i energjisë Eduard Elezi shprehet se deklaratat e qeverisë janë fiktive.
Eduard Elezi: “Sot që po flasim çdo deklaratë e bërë nga qeveria është deklaratë fiktive, politike. Nga sot që flasim qytetarët e kanë tarifën e re 42 lekë për kW/h. Ndoshta mund të kemi aplikim nga kompanitë në vijim që të aplikojnë për heqjen e kësaj fashe.”
Referuar bursës hungareze 1 kilovat orë sot kushton 15 Lekë dhe jo 42 lek, sa shifra e vendosur nga ERE, Por pavarësisht kësaj, Elezi shprehet se prodhimi brendas mbulon konsumin çka nuk e bën të nevojshem importin.
Eduard Elezi: “Sot që flasim bursa hungareze është 130 euro për megavat. Kemi dhe një prodhim vendas 3.7 terravat, është 3 terravat. Energjia është prodhuar në vend, dhe ka energji për të mbuluar konsumatorët. KËto blerje nuk justifikohen, është prodhuar më shumë me kaskatën e drinit dhe Hecet e vegjët nga konsumi real. ”
Elezi gjithashtu theksoi se është 15% e familjeve që preken nga rritja e çmimit të energjisë, ose rreth 161 500 familje.
