Balla: Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as në nëntor

Fasha 800 kWh do të shtyhet edhe për muajin nëntor.

"Edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Eshtë opsion por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla në një prononcim për median pas mbledhjes së grupit parlamentar.