Momenti kur forcat speciale hyjnë në "Colombo", sekuestrojnë hotelin e Pëllumb Tudës në Durrës

Ora News siguron videon e momentit kur  forcat special kanë ekzekutuar vendimin për konfiskimin e hotel Kolombos, në pronësi të shtetasit Pëllumb Tuda, i dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Konfiskimi u bë me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qyteti. 

Konfiskimi, sipas të dhënave në video duket se ka ndodhur më 30 tetor 2022, pas mesnatës.

Në video duken forcat e shumta speciale të armatosur dhe me maska që hyjnë në godinën e hotelit dhe kryejnë verifikimet para se më pas ta kyçin për tia kaluar në pronësi shtetit.

Gjykata arsyeton se vlera e pasurive, objekt konfiskimi nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.

Hoteli ndodhet në zonën e plazhit në Durrës.