Jo në kampe apo hotele, por dëbim i menjëhershëm, çfarë po planifikon Britania për emigrantët shqiptarë

Ministrat britanikë po hartojnë plane për të deportuar mijëra azilkërkues shqiptarë menjëherë sapo ata mbërrijnë si përpjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve.

Një gjë e tillë do të shmangte humbjen e kohës për ata që refuzojnë azilin, për të cilën do të duhet të dërgohen në Ruanda.

Aktualisht, procesi ligjor nënkupton që këta emigrantë duhet të vendosen në hotele me një kosto të madhe për taksapaguesit, sepse ato mund të mbahen vetëm për një kohë të shkurtër në qendrat e mbërritjes së emigrantëve.

Një tjetër propozim që po shqyrtohet është një ashpërsim i "Aktit të Skllavërisë Moderne," ndyshe trafikimit të tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shifrat e Home Office tregojnë se numri i emigrantëve shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të trafikimit u dyfishua këtë vit në rreth 5000.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha për Telegraf se shqiptarët po ‘abuzonin’ me aktin dhe po vononin përpjekjet për dëbim. Duke paguar bandat e kontrabandës së njerëzve për t'i çuar në Britani, deri në dy për qind e të gjithë emigrantëve shqiptarë ose kanë tentuar të kalojnë Kanalin ose po mendojnë ta bëjnë këtë.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan më 1 nëntor 2022 se përpjekjet për të larguar të ardhurit përpara përfundimit të procesit ligjor do të shkelnin ligjin ndërkombëtar.

'Si mund t'i ushtroni të drejtat tuaja të apelimit nëse nuk jeni në Britani? Do të ishte e jashtëligjshme dhe do të binte ndesh me të drejtat sipas Konventës për Refugjatët,' tha një prej tyre.

Do të ketë gjithashtu pyetje mbi aftësinë e sistemit për t'u përshpejtuar, shkruan media britanike Daily Mail.

Tatimpaguesit aktualisht po paguajnë afro 7 milionë paund në ditë për të strehuar dhjetëra mijëra azilkërkues në hotele pasi Home Office arriti të përpunojë vetëm katër për qind të kërkesave për azil nga njerëzit që kaluan me gomone vitin e kaluar.

Qeveria po merr një sërë masash për të goditur të rinjtë shqiptarë, disa me 'qëllime kriminale', që përmes Kanalin Anglez shkojnë në Britani në mënyrë ilegale.

Robert Jenrick tha dje se qeveria do të punojë me një sistem më të shpejtë për të përshpejtuar largimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Britani.