Lejuan ndërtimin e pallatit pa leje të biznesmenit të ndërtimit, përjashtohen 3 policë
Tre punonjës të policisë mes tyre edhe ish drejtusi i komisariati të nr 1 janë përjashtuar nga radhët e uniformave blu dhe larguar nga detyra për shkak të fushatës kundër ndërtimeve pa leje.
Agjesia e Mbikqyrjes Policore pretendon se punonjësit e policisë nuk kanë vepruar ndaj ndërtimeve pa leje. Ndërkohë që në polici janë prerë kokat e para, në institucione të tjera përgjegjëse si bashkia Tiranë dhe IKM nuk është marrë asnjë masë.
Fushata kundër ndërtimeve pa leje e nisur muajt e fundit nga qeveria po u kushton rëndë punonjësve të policisë ndërkohë që institucionet e tjera përgjegjëse si IKMT apo bashkia e Tiranës mbeten të paprekura.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka vendosur perjashtimin nga detyra të ish drejtuesit të komisariati nr 1 në Tiranë Bujar Mehmeti. Të penalizuar janë edhe inspektori i krimeve Alban Ramaj si dhe shefi i postës në Farkë Flamur Sula.
Ndaj tyre më 30 shtator të këtij viti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve profesionale.
Shkak për pezullimin u bë fakti se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka filluar hetimin për shkelje të rëndë në lidhje më ndërtimet pa leje në zonën e Farkës e më konkretisht për pallatin e biznesmenit L.M.
Po pavarësisht së vetë struktura drejtuese e komisariatin nr 1 në Tiranë i ka kërkuar informacion bashkisë së Tiranës dhe më konkretisht IMT për ndërtimet që janë kryer në atë zone, sipas infomacioneve mësohet se strukturat e rendit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Sipas burimeve të sigurta vetë Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka vendosur masën e përjashtimit nga detyra të 3 punonjësve të cilët e kishin si detyrë referimin pranë organeve kompetente rastin në fjale.
OraNews komunikoi me një prej punonjësve të policisë i cili është penalizuar me masën e përjashtimit, i cili është shprehur se do të bëjë ankim në gjykatë pasi është dakord.
Tre punonjësit e policisë ishin kurbani i parë i fushatës së kryeministrit Rama të nisur një muaj më parë për ndërtimet pa leje në kryeqytet. Përveç këtyre punonjëve të policisë pjesë e këtij skandali janë edhe institucionet e tjera pranë bashkisë së Tiranës ku deri tani nuk është ndëmarrë asnjë masë.
