KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Nurjeta Pogaçe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2022, 10:37
KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtarjen Nurjeta Pogaçe.
Pogaçe është gjyqtare në Gjykatën e Durrësit.
Ajo u përball të hënën, më 31 tetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur gjatë seancës dëgjimore.